Webster Vienna Private University- Albanian

Universiteti Webster është një universitet amerikan me perspektivë globale. Universiteti u themelua në St. Louis, Missouri, SHBA në vitin 1915. Që atëherë, Webster është rritur duke u kthyer në një universitet ndërkombëtar me më shumë se 100 kampuse në 8 shtete në 4 kontinente, duke iu shërbyer mbi 20 000 studentëve në të gjithë botën. Kampusi i Vjenës u themelua në vitin 1981 dhe është universiteti i vetëm amerikan i akredituar në Austri.

Webster në botë

Webster ka kampuse në Austri, Kinë, Ganë, Holandë, Tajlandë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Studentët e regjistruar në kampusin tonë në Vjenë kanë mundësinë e studimit jashtë kampuseve tona në të gjithë botën.

Deklarata e misionit

Universiteti Webster, një institucion botëror, garanton përvoja mësimore të cilësisë së lartë që i përgatisin studentët për të qenë qytetarë të botës dhe për të arritur rezultate të shkëlqyera individuale.

Akreditimi

Webster Vienna është universiteti i vetëm i akredituar si një universitet privat austriak si në SHBA nga Komisioni i Arsimit të Lartë ashtu edhe në Austri nga Këshilli Austriak i Akreditimit. Përveç kësaj, programet e biznesit dhe të menaxhimit në Webster janë të akredituara nga Këshilli i Akreditimit për Shkollat dhe Programet e Biznesit (ACBSP) dhe programi ynë i financës ka qenë programi i parë dhe i vetëm universitar austriak që është njohur nga Instituti i Analistëve të Autorizuar Financiarë (CFA).

Gjuha e mësimdhënies

Të gjitha mësimet tona jepen në gjuhën angleze. Ju lutemi vizitoni faqen tonë të kërkesave gjuhësore për informacion mbi kriteret tona për zotërimin e gjuhës angleze.

Programet akademike

Programet për studentët e padiplomuar/Bachelor
Bachelor në Shkenca
•    Administrim Biznesi
Bachelor në Arte
•    Menaxhim
•    Ekonomiks
•    Marrëdhënie Ndërkombëtare
•    Komunikime Media
•    Produksione Kinematografike
•    Psikologji

Programe për të diplomuarit/Master
Master në Arte
•    Biznes Ndërkombëtar
•    Marketing
•    Marrëdhënie Ndërkombëtare
•    Psikologji e fokusuar te Psikologjia e Këshillimit
Master Shkencor
•    Financë
MBA
•    MBA i përgjithshëm
•    MBA 1-vjeçar
•    MBA i fokusuar në Financë, Biznes Ndërkombëtar, Marrëdhënie Ndërkombëtare ose Marketing

Informacion financiar

Të gjithë informacionin tonë financiar mund ta gjeni në faqen tonë të informacionit financiar. Ne ofrojmë gjithashtu një sërë bursash për t'i ndihmuar studentët tanë në financimin e arsimimit të tyre.

Strehimi i studentëve

Studentëve tanë të rinj të padiplomuar u ofrohet strehimi në kampus në rezidencën tonë të këndshme «ÖJAB Webster Residence am Augarten». Studentët tanë të diplomuar kanë edhe mundësinë ta zgjedhin vetë strehimin e tyre.

Mënyra e aplikimit

Aplikimi bëhet shpejt dhe lehtë në internet.

7 arsye për të studiuar në Webster Vienna

  1. Perspektiva ndërkombëtare: Webster Vienna ofron një komunitet të vërtetë ndërkombëtar me studentë që përfaqësojnë 70 shtete, staf të fakulteteve nga 20 shtete dhe me një rrjet ndërkombëtar kampusesh. Në Webster ju do të bëheni një qytetar i botës, pavarësisht nëse qëndroni në Vjenë gjatë gjithë studimeve tuaja apo nëse vendosni të përfitoni nga rrjeti i kampuseve të Webster.
  2. Akreditimi: Webster Vienna është i akredituar si në SHBA ashtu edhe në Austri, duke i dhënë diplomës suaj vlerë ndërkombëtare.
  3. Filozofia e përqendruar te studenti: Klasat e vogla në Webster (maks. 25 për studentët e padiplomuar dhe maks. 20 për ata të diplomuar) dhe instruktorët e përkushtuar mundësojnë ndërveprimin me profesorët tuaj dhe diskutimet interesante në klasë. Studentët përfitojnë edhe nga gama jonë e burimeve për studentët, duke përfshirë këshillimin e drejtpërdrejtë akademik, Qendrën e Shkrimeve, Qendrën e Analizës Sasiore, Shërbimet e Këshillimit dhe Testimit Psikologjik, zyrën e shërbimeve studentore dhe Qendrën e Zhvillimit të Karrierës.
  4. Qyteti i Vjenës: E gjendur në zemër të Evropës me qasje të lehtë në shumë qytete kryesore evropiane, Vjena ka qenë historikisht një rrugë lidhëse për rajonet e mëdha ekonomike dhe kulturore të Evropës. Vjena është klasifikuar vazhdimisht si një nga qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës.
  5. Fakulteti: Me mbi 100 asistentë profesorë dhe profesorë studiues dhe staf mësimdhënës nga e gjithë bota, Webster Vienna është krenar që ka një raport student- staf mësimdhënës prej 11:1. Përveç kualifikimeve të tyre akademike, shumë nga instruktorët tanë janë të punësuar në fushat e tyre të ekspertizës, duke i lidhur kurset me këto të fundit dhe duke sjellë përvoja reale në klasë.
  6. Mundësitë e karrierës: Pas diplomimit, ju do të bëheni anëtar i rrjetit ndërkombëtar të ish-studentëve të Webster, i cili ka mbi 170 000 ish-studentë të Webster në të gjithë botën. Departamenti ynë i ish-studentëve ndihmon ish-studentët në të gjithë botën që të ruajnë kontaktet dhe, në bashkëpunim me Qendrën e Zhvillimit të Karrierës, u ofron atyre mundësi për të krijuar lidhje profesionale dhe shoqërore.
  7. Jeta studentore: Studentët mund të takojnë miq të rinj ose të pasurojnë CV-të e tyre me anë të Komunitetit përfshirës të Webster. Studentët tanë përfitojnë nga një gamë programesh dhe klubesh, duke përfshirë Webster LEADS, Programin e Studentëve të Webster, Shoqatën e Qeverisë së Studentëve, klubet akademike dhe të interesave të veçanta dhe evenimentet dhe aktivitetet e Webster gjatë gjithë vitit.